- Home
- Albania
Hilti ALBANIA SH.P.K
SUITA PROFIS ENGINEERING
Zgjidhja e plotë për projektimin e ankorimeve dhe fiksimeve
SUITA PROFIS ENGINEERING është shumë e thjeshtë për t'u përdorur, ruhet online në sistemin cloud dhe shërben për projektimin dhe analizën e nyjeve strukturore si një metodë e shpejtë dhe e lehtë për t'u aplikuar.
PROFIS nuk lidhet vetëm me ankorantët, por projekton, llogarit dhe analizon disa lloje nyjesh, duke përfshirë nyjet metalike në beton, nyjet beton-beton dhe nyjet metalike në muraturë e tulla. Gjithashtu, përfshin edhe mbajtëset metalike në shkallë dhe pllakat metalike në beton, duke ofruar një zgjidhje të besueshme, me efektivitet në kosto dhe në përputhje me kodet e ndërtimit. Programi vjen së bashku me një aplikacion trajnues specifik për inxhinierët, që ju mundëson të përdorni të gjitha karakteristikat e tij.
Provoni versionin bazë pa pagesë ose provoni versionin Premium pa pagesë për 30 ditë. Pas kësaj licence prove, mund të vazhdoni automatikisht në versionin bazë pa pagesë ose të blini licencën për versionin Premium.
ZBULONI ZGJIDHJET PËR KËTO APLIKACIONE
ANKORIMI NË BETON
Projektoni ankorantët e pllakave metalike në beton, qoftë për struktura komplekse apo të thjeshta.
NYJET BETON-BETON
Gjithçka që ju duhet për të projektuar shufrat e hekurit me mbjellje pas betonimit. Përfshin projektimin e mbivendosjes së shtresave të betonit dhe prizhonerëve të mbjellë pas betonimit.
Zgjidhni versionin dhe licencën që i përshtatet nevojave tuaja.
Provoni versionin bazë pa pagesë ose provoni versionin Premium pa pagesë për 30 ditë. Pas kësaj licence prove, mund të vazhdoni automatikisht me versionin bazë pa pagesë ose të blini licencën për versionin Premium.
Na kontaktoni
Dhimitraq Zoica | Redi Stroka | Eris Todri |
---|---|---|
|
|
|
|
|
|
Manualet
Ketu kemi vendosur disa nga termat teknik me te perdorur. Nese keni pyejtje te tjera, kontaktoni me perfaqesuesit lokal te Hiltit. Ne jemi gjithmone te gatshem tju ndihmojme ne vendin e punes, online apo edhe permes telefonit.
-
ANCHOR FASTENING TECHNOLOGY MANUAL
Download (PDF)DIRECT FASTENING TECHNOLOGY MANUAL
Download (PDF)TECHNICAL MANUAL OF METAL CONSTRUCTION SCREWS
Download (PDF)TECHNICAL MANUAL SCREW FASTENING INTERIOR FINISHING
Download (PDF)MT SYSTEM TECHNICAL HANDBOOK
Download (PDF)FIRE PROTECTION TECHNICAL MANUALS
Download (PDF)
Termat dhe Kushtet e përgjithshme
Termat dhe Kushtet e përgjithshme për furnizimin e produkteve dhe sherbimeve te Hilti Albania Sh.p.k.